Medikamenti kryesor i trajtimit të kancerit të gjirit është në mungesë në shërbimin onkologjik që prej datës 23 shkurt.
Denoncimi është bërë nga familjarët që thonë se i janë drejtuar të gjitha instancave përfshirë kryeministrit rama.

Marku nga Tirana ka bashkëshorten që trajtohet prej 9 muajsh me medikamentin Palbociclib, por ka 6 ditë që e ka ndërprerë kurën për mungesë të ilacit në shërbimin onkologjik.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në farmacinë e spitalit i thonë se ilaci është në gjendje në depo por egzistojnë procedura të papërmbyllura. Ndërprerja e kurës rrezikon të zhbëjë trajtimin 9 mujor të pacientes duke agravuar shëndetin e saj për të cilin shteti ka paguar deri më tani plotë 36 milion lekë për rimbursimin e një medikamenti të vetëm.

Familjari thotë se lista e kërkesave për këtë medikament është e gjatë por pavarësisht këtij fakti nuk ka asnjë reagim zyrtar duke nisur nga numri një i qeverisë të cilit i është drejtuar personalisht me një email.
Në përgjigjen e shkurtër të dhënë, spitali nuk jep asnjë informacion duke u justifikuar se çështja e medikamenteve spitalore është përgjgejësi e fsdksh dhe se çdo informacion duhet kërkuar me shkrim, ku afatet e kthimit të përgjigjes kërkojnë minimumi një muaj kohë, të cilën pacienti me tumor nuk e ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb