Emanuel Egbo është njeri i momentin në futbollin shqiptar, trajneri që solli një revolucion të madh në sezonin e Tiranës duke i afruar bardheblutë një hap larg titullit kampion. Pavarësisht se ajo që bën Egbo tek kryeqytetasit është e jashtëzakonshme, dyshimet për të ardhmen e tij e kanë shoqëruar ndeshje pas ndeshje. Mungesa e një konfirmimi zyrtar nga ana e klubit shton edhe më shumë zërat mbi të ardhmen e tij, shpesh duke aluduar edhe për një ndarje në fund të sezonit. Ndryshe nga se perceptohet nga opinioni sportiv, në shtëpinë e bardhebluve nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Egbos.

Egbo
Egbo

Të kontaktuar nga “BalkanWeb” drejtuesit e Tiranës janë të qetë dhe të qartë në këtë pikë. Egbo dhe e ardhmja e tij nuk kanë qenë kurrë në dyshim, Egbo e ka merituar konfirmimin në krye të Tiranës falë punës dhe shifrave të pabesueshme. Tek Tirana presin fillimisht mbylljen e sezonit, mbi të gjitha shpalljen kampion, për të nisur punën më pas për përfaqësimin në kupat e europës dhe për sezonin pasues, fakt të cilin e pranoi edhe vetë presidenti Halili pas ndeshjes kundër Skënderbeut. I pari i cili pritet të konfirmohet është Egbo, më pas pjesa tjetër e grupit ku pritet të ketë jo pak ndryshime pasi disa lojtarë titullarë nuk do të jenë pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm, i pari që njoftoi largimin në Kroaci është Albi Doka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: