TIRANE – Shtyhet sërish procesi gjyqësor ndaj të dyshuarve për rekrutim të besimtarëve myslimanë për xhihad luftarak në Siri, mes tyre dhe dy imamëve të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re dhe Mzezit.

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte planifikuar zhvillimi i seancës gjyqësore ndaj të pandehurve, por mungesa e prokurorit u bë shkak që procesi të shtyhet.

Nëntë të pandehurit në këtë proces akuzohen se kanë rekrutuar dhe dërguar në Siri të paktën 70 besimtarë myslimanë shqiptare, ku në vendin e luftës janë rreshtuar në krah të organizatave terroriste. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet që të paktën 15 besimtarë janë vrarë gjatë luftimeve, ndërsa një numër i madh fëmijësh të këtyre besimtarëve, ndodhen në vendin e luftës.

Të pandehurit
Genci (Abdurrahim) Balla, Bujar Hysa, përkatësisht imamë të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re dhe asaj të Mzezit, si dhe Gert Pashja, Edmond Balla, Zeqir Imeri, Verdi Morava, Fadil Muslimani. Astrit Tola e Orion Reçi akuzohen për krime që lidhen me terrorizmin dhe rrezikojnë deri në 20 vite burgim.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: