Shqipëria është vetëm një hap larg kualifikimit për në “Euro2024”, na mjaftojnë 2 pikë për të siguruar matematikisht një biletë për në Gjermani. Ky është një objektiv që askush nuk e vendos më në dyshim, pas sfidës kundër Republikës Çeke, tifozët dhe i gjithë ambienti nuk bëjnë më llogari, por tani kanë filluar me të drejtë të ëndërrojnë për gjëra më të mëdha, ky ekip është i një tjetër niveli. Askush nuk futet më fushë më me “laps e letër”, për në çdo sfidë kërkohet fitorja, kjo filozofi nuk pritet të ndryshojë as në dy sfidat e fundit, por kërkohen 6 pikë të plota për t’u kualifikuar si kokë grupi dhe për të thyer rekordin e pikëve.

Grupi E
Grupi E

Sylvinho dhe djemtë e tij kanë sjell për tifozët një Kombëtare ndryshe, një ekip fantastik që kryeson Grupin E me 13 pikë, janë sulmi dhe mbrojtja më e mirë, shifra fantastike që e bëjnë këtë kualifikim edhe më të bukur se ai i “Euro2016”. Nuk mund të qëndronte në heshtje, as Federata Shqiptare e Futbollit, drejtuesit e këtij institucioni kanë bërë gati një paketë mirënjohje, një shpërblim për lojtarët dhe stafin.

387869265 713047757524401 4090559973084537163 N
387869265 713047757524401 4090559973084537163 N

FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij. Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, teksa UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: