Lojtari i Partizanit, Valentino Murataj është shprehur optimist pas ndeshjes me Kastriotin. Në fjalën e tij, Murataj e konsideroi takimin e fundit me Teutën si takimin e jetës.

“Jemi shumë të kënaqur pasi jemi në një fazë kampionati ku gabimet nuk lejohen. E konsideruam Kastriotin si një ekip të fortë. Golin tim ia dedikoj të gjithë djemve që kanë hedhur djersë për këtë ekip. E kemi pasur dhe më parë vendin e parë dhe tashmë kemi edhe një ndeshje.

Ndeshjen me Teutën duhet ta konsiderojmë si ndeshja e jetës. Nuk patëm ndonjë gëzim shumë të madh, kemi edhe një ndeshje dhe nëse e fitojmë do të fillojmë festën. Tifozeria e Partizanit janë më të mirët në Shqipëri dhe besoj se do ta mbushin stadiumin që të festojmë titullin së bashku.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: