Jose Mourinjo ka reaguar pas atij gjesti në përfundim të sfidës me Juventusin në Torino. Portugezi është shprehur se është ndjerë i fyer për 90 minuta nga tifozeria vendase dhe prandaj ka reaguar në atë formë.

“Nuk fyeva askënd deri në fund, bëra vetëm një gjest që dëshiroja të dëgjoja më shumë brohoritma. Nuk duhej bërë, por pasi fyen familjen time, përfshirë edhe familjen e Interit, reagova në atë mënyrë”.

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike. Erdhëm këtu, luajtëm kundër një skuadre me një nivel dhe potencial tërësisht ndryshe. Këto tre pikë janë shumë të rëndësishme për ne”, u shpreh portugezi.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb