TIRANË

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka kërkuar sot në parlament të falen gjobat e marra nga qytetarët shqiptarë për shkelje të orës policore gjatë pandemisë.

Teksa deklaroi votën e tij pro ndryshimeve të Kodit Rrugor, referuar procesit të vaksinimit dhe parashikimit se vera do të jetë e hapur, Murrizi propozoi që maxhoranca të vinte me një nismë për amnisti totale.

“Të falen gjobat gjatë pandemisë dhe për thyerje të lejes që për arsye të ndryshme nuk kanë konvenuar me orën policore.
Do të ishte mirë që lejet e drejtimit të pezulluara për këtë shkak dhe çdo masë dhe të vinte ndonjë nismë për amnisti totale.
Jam dakord që kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë të jetë i përqasur. Motamo një kod i BE, por gjithsesi nga komisioni i ligjeve i ka parë të arsyeshme këto ndryshime për momentin. Shpreh votën time pro”, deklaroi Murrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb