Arsenal nuk arriti të siguronte finalen e “Europa League” pasi londinezët u mundën mbrëmë 1-0 nga Atletico në Madrid. “Topçinjtë” i ndëshkoi ai gol i pësuar në “Fly Emirates” në ndeshjen e parë gjysmëfinale, duke iu hequr kështu edhe shpresën e vetme për të luajtur në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi sa i takon ndeshjes në “Wanda Metroplitano” Arsenal tentoi të shënonte përgjatë gjithë lojës golin që do e dërgonte përballjen në shtesë. Madje në fund, një aventurë kërkoi ta ndërmerrte edhe Shkodran Mustafi, mbrojtësi me orgjinë shqiptare që luan për Gjermaninë.

Ai i kërkoi Ëengerit të luante në sulm në minutat e fundit por hasi në refuzimin e tij, duke pësuar zhgënjim.

Trajneri francez që do largohet në fund të sezonit nuk e komentoi këtë episod por u shpreh shumë i zhgënjyer për ndeshjen: “Jam ashtu si ekipi, shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer.

Jam shumë shumë i frustruar, sepse kur shikon që del jashtë nga kompeticioni pas një performance si ajo që dhamë ne për 180 minuta është shumë e vështirë ta pranosh. Për klubin është koha tani të mendojë për sezonin e ardhshëm.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb