KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi Muzafer Shalën në postin e ministrit të Inovacionit dhe Ndërrmarësisë.

Shala u propozua në këtë detyrë nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë një konference për media në fundjavë, Veseli tha se Shala është njeri “që ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë në njërën anë, si dhe për t’i ofruar rinisë kushte të përshtatshme në anën tjetër”.

Muzafer Shala vjen nga radhët e PDK-së, partnerit më të madh të koalicionit aktual qeverisës në Kosovë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb