Mes lotësh në një komunikim me News24, këngëtarja Myfarete Laze tha se nuk e besonte dot humbjen e kantautorit të njohur 57-vjeçar, Kujtim Prodanit, të cilin u shpreh se e njihte që fëmijë, kur bashkëpunonte me babain e tij.

Laze thotë se ai ishte një artist i vërtetë që nuk bënte kurrë kompromis me antivlerat.

“Nuk e imagjinoj dot me atë vullnet, me atë kurajo që kishte për jetën. E kam njohu që kur bashkëpunoja me babain e tij. Ishte tamam qytetar, artist edhe në shpirt. I besueshëm, vizionar, e kapte momentin. Jepte mesazhe për jetën. Nuk i pranonte antivlerat. Nuk ma mori mendja që do ndodhte kjo. I kam shkruajtur por s’mora përgjigje. Sot më dhëmbi shumë ky lajm…”,- thotë ajo mes lotësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb