Një takim që demonstron dhe njëherë bashkëjetesën e paqtë mes komuniteteve fetare në Shqipëri. Shembulli vjen nga Shkodra, ku sot Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka takuar arqipeshkvin imzot Angelo Massafra.

Nuk ka munguar dhe një dhuratë e veçantë me rastin e 25-vjetorit të Shugurimit Ipeshkvnorë.

“Sot, Imzot Angelo Massafra priti sot në vizitë zyrtare Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.
Gjatë takimit u diskutua vazhdimësia e bashkëpunimit të frytshëm mes dy komuniteteve tona. Gjithashtu z.Sytari uroj Arqipeshkëvin me rastin e 25-vjetorit të Shugurimit Ipeshkvnorë, duke i dhuruar Pemen e Jetës në simbol veprave të gjalla e të frytshme”, njofton Kisha Katolike Shkodër-Pult.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb