Grupi parlamentar demokrat nuk do të votojë marrëveshjen e 5 qershorit në Kuvend. Përfaqësuesi i saj Myslim Murrizi si dhe deputeti Ralf Gjoni e bënë të ditur këtë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Kryesinë e Kuvendit.

Murrizi tregoi me document marrëveshjen ku theksohej se firma e tij shkonte vetëm për hapjen e listave, bashkë me atë të Ralf Gjoni dhe të deputetëve të

‘’Pa firmën tonë mund të gjeni letra rrugës. Firma jonë është marrëveshja. Ne nuk do nënshkruajmë marrëveshjen e 5 qershorit, vetëm Lista të Hapura.’’- tha Murrizi.

 

Ralf Gjoni gjithashtu ka theksuar se s’ka ndryshuar mendje dhe nuk e njeh Këshillin Politik prandaj do votojë kundër ‘5 qershorit’.

‘’Sot ka pasur një dakordësi me mazhorancën për hapjen e listave që kërkon ndryshime kushtetuese. Kurse vota për marrëveshjen e 5 qershorit do të jetë individuale. Unë Këshillin Politik nuk e kam njohur. Kam qenë kundër marrëveshjes së 5 qershorit .Ndaj vota ime është për Listat e Hapura.

Unë s’kam ndryshuar mendje. Nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit. ‘’- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb