Mjeku Tritan Kalo në emisionin Real Story të ”Sokol Ballës” në News24 ka thënë se tashmë në Spitalin Infektiv ka një qetësi që i ka çliruar edhe vetë stafin shëndetësor.

Ai thotë se kjo qetësi lidhet me presionin, punën e kujdesshme, stresin, kurbën e evolucionit por tashmë mjekët sipas tij po ndërtojnë një ”shkollë” për të studiuar COVID-19.

Po ashtu ai thotë se COVID-19 mund të ketë hyrë në Shqipëri para marsit, ndoshta nga fundi i janarit apo fillimi i shkurtit por për këtë nuk ka një mendim përfundimtar.

”Pozitiviteti në thonjëza ka të bëjë me presionin, me punën e kujdesshme, stresin, kurbën e evolucionit të sëmundjes në një trysni që nuk na ka ikur nga dora dhe për shpërthime.
Na ka krijuar qetësi. Duke mos pasur shpërthime, i kemi dhënë mundësi vetes të trajtojmë si duhet pacientët, dhe të krijojmë një shkollë, ndryshe të lexosh ndryshe në praktikë.
Koronavirusi ka qenë i pranishëm më parë?
Unë kam dhënë një ide që edhe mundet. Për dy shprehje të insituteve të shtetit. Pra rastet që mund të kenë hyrë në fund të janarit, apo fillim të shkurtit. Por pa studime të mirëfillta, krahaseuse të imazheve nëse ka pasur imazhe që shkojnë me 4 stadet e virusit.
Dhe studimet imunologjike. Pra ka në popullatë individë imunë dhe rritja e lartë përdoret dhe për analiza seriologjike. Nuk mund të shpreh opinion pro ose kundër. Por ka indicie. Sa ka qenë niveli i pacientëve në sëmundjet respiratore akute.”- tha Kalo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb