Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, e ka nisur këtë ditë të dytë të 2021-shit të trishtë, pasi ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë.

Kryebashkiaku Ndreu ka humbur të ëmën dhe lajmin e hidhur e bën të ditur përmes një mesazhi prekës në “Facebook”, ku mes të tjerash shkruan se ikja e saj nga kjo botë iu ka thyer zemrën gjithë familjarëve.

“Nuk ja dolem nene! Ike dhe na le! Na thyve zemrat?. Gjithkush e do nenen e tij, dhe ne te deshem aq shume, per zemren tende te madhe qe tu semur e te mundoi aq shume. Ik e qete te babai, perqafoje se te ka marre malli, thuaji se na le si te deshi zemra! Lamtumire nene e dashur dhe e shtrejte!
Duke mirekuptuar gjithkend per situaten, pritja per nenen do behet tek Shtepia Funeraleve “Alba2000” prane Medresese, nga ora 14 e dites se sotme deri ne oren 11 te dites se neserme. Varrimi neser ne oren 12 ne Tufine!”, shkruan Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb