Për Nënkryetarin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj bojkotimi i Komisionit Hetimor për zgjedhjet vërteton qartë qasjen që kjo mazhorancë ka duke penguar që e vërteta e masakrës zgjedhore të dalë në dritë.

Duke  folur para mediave Alibeaj tha se nëse anetarët e Komisionit bojkotojnë përsëri do të kërkohet zëvendësimi i tyre.

“Realisht ata që janë nën akuza jo vetëm prej nesh por edhe prej dokumentave ndërkombëtare. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse dhe shkatërruese dhe zgjedhjeve dhe ata do të bëjnë çdo gjë për të penguar këtë komision. Nuk më çudit kjo sjellje. Unë prisja që kjo të ndodhte që në mbledhjen e e parë. Duke parë edhe përgjërimet për dialog dhe shtrirje dore dhe çudia e madhe ndodh. Bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon se cila është qasja e kësaj mazhorance që ka vjedhur votat dhe do të bëjë çdo gje për të penguar që e vërteta të dalë para shqiptarëve. Unë me kolegët e mi kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat që kushtetuta na lejon. Do të njoftomë kryetaren e Kuvendit, edhe Konferencën  Kryetarëve. Jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye këtë herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. T’ua bëjmë të ditur shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me masakrën  e 25 prillit. Sot ata u demaskuan. Po përfitoj t’ju njoftoj se mbledhja tjetër do të jetë të premten ora 10. Është ditë pune ku ne të kryejmë detyrimet ndaj Kushtetutës dhe nevojës së qytetarëve për të  hedhur  dritë mbi atë që ka ndodhur me 25 prill”- tha Alibeaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb