Përkeqësohet gjendja e naftëtarëve grevistë të Mallakastrës. Mësohet se gjatë natës ka shkuar dy herë në spitalin e Mallakastrës kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj që ka pësuar dy goditje në zemër.

Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës. Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por do t’i rikthehet mjediseve të grevës.

Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësorë të uzinës. Ata kanë deklaruar se greva e tyre nuk do të ndalet dhe përgjatë këtyre ditëve nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb