ITALI

Napoli ka fituar në Firence ndaj Fiorentinës me rezultatin 0-2. Napolitanët kanë marrë një 3 pikësh me vlera teksa janë vetëm një fitore larg sigurimit të pjesëmarrjes në Champions League vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër goli i Insignes pas humbjes së penalltisë dh autogoli i Venutit vulosën fitoren e Napolit që zbret tashmë Juventusin në vendin e pestë.

Bardhezinjtë tashmë kanë pak shanse që të sigurojnë pjesëmarrjen në zonën Champions pasi janë në kuotën e 75 pikëve në vendin e pestë kur ka ngelur edhe një ndeshje nga përmbyllja e kampionatit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb