Zhgënjyen në debutimin në Europa League duke u mposhtur nga Az Alkmaar por Napoli reagon në xhiron e dytë, përballë rivalit kryesor në Grupin F, Real Sociedad. Ekipi i Gattuso siguroi një fitore minimale në transfertën spanjolle fal një goli trepikësh i realizuar nga Politano në minutën e 56-të. Lajmi i keq në këtë sfidë ishte dëmtimi i kapitenit Insigne dhe kartoni i kuq i Osimhen, i dyti i verdhë, me nigerianin që do të mungoj në sfidën e radhës. Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe kapiteni i Kombëtares, Elsid Hysaj, i rikthyer pas një kohe të gjatë në rolin e tij natyral si anësor i djathtë.

Kumbulllla
Kumbulllla

Pas fitores në transfertë përballë Young Boys, Roma ngec në shtëpi në një barazim pa gola përballë CSKA Sofia. Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, i vendosur këtë herë në të djathtë të mbrojtjes me tre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb