Elseid Hysaj është gjithnjë e më larg Napolit, për këtë nuk kanë dyshime mediat italiane, pasi blutë kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në skadencë të kontratës në fund të sezonit, Napoli u përpoq të binde anësorin kuqezi por oferta e fundit, një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitonte 2,5 milion euro, nuk është pranuar nga Hysaj dhe agjenti i tij. Napoli nuk mund të shkoj përtej kësaj oferte dhe këtë e ka të qartë edhe vetë Hysaj i cili ka nisur të vlerësojë ofertat që vijnë në drejtimit të tij.

Napoli
Napoli

Sipas “Tuttosport”, admiruesit për mbrojtësin nuk mungojnë, përfshi këtu edhe klube të mëdha në Serie A si Juventus e Roma, ndërsa në skenë së fundmi ka dalë edhe Torino. Jo vetëm ekipe në Itali por sipas “L’Equipe”, në garë për të siguruar shërbimet e Hysaj është futur edhe Marseja. Klubi francez ka nisur negociatat me përfaqësuesit e tij për të gjetur një akord paraprak që do të bënte të mundur kalimin e tij në Ligue 1 në fund të këtij sezoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: