Napoli nuk po ndalet këtë vit në “Seria A” pasi sot ka marrë fitoren e 10 në 11 ndeshje të mundshme. Të besuarit e Mauricio Sarri-t kanë mundur në “San Paolo” me rezultatin 3-1 skuadrën e Sasuolos.

Napoletanët e nisën vrullshëm që në fillim por goli parë erdhi në minutën e 22 me anë të mesfushorit brazilian Allan. Sasuolo gjeti forcat të barazonte përkohësisht në minutën e 41 pasi një goli me kokë të Falcinelli-t.

Gjithsesi vendasi të cilët këtë sezon luftojnë më fort se kurrë për titull ishin të bindur që pjesën ë parë të mos e mbyllnin me këtë rezultat. Callejon në minutën e 44 realizoi pas një goditje dënimi duke bërë që festa e miqve të zgjaste vetëm 3 minuta.


Në pjesën e dytë pati vend edhe për një gol tjetër që u shënua nga Dries Mertens. Në këtë takim Hysaj u la pushim për ndeshjen e “Champions League” që napoletanët luajnë në mesjavë kundër Manchester City-t.

Futbollisti i kombëtares shqiptare përpos kësaj në fillim të ndeshjes u nderua nga klubi për arritjen e 100 prezencave me këtë bluze.

Napoli pas 11 ndeshjesh në “Seria A” renditet në vendin e parë me 31 pikë, 3 më shumë se Juventusi dhe 5 më shumë se Interi që nesër luan takimin e fundit të kësaj jave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb