Qyteti i Napolit ka nisur të ëndërrojë për një sezon të madh, shifrat në fakt i japin të drejtë tifozëve: 5 fitore në 5, 15 pikë të plota dhe kreu i Serie A. Ekipi i Spallettit është thjesht perfekt në këtë fillim sezoni, këtë e vërtetuan sërish duke kaluar me lehtësi një transfertë jo pak të komplikuar në letër si ajo kundër Sampdoria. Në “Marassi” ishte Osimhen ai që kalojë Napolin në avantazh që në minutën e 10-të pas një asisit nga Lorenzo Insighne. Histori e këtij takimi praktikisht u vendos që në pjesën e parë teksa në të 39-tën ishte Fabian Ruiz që dyfishojë shifrat me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Asgjë nuk ndryshojë as me fillimin e pjesës së dytë, Osimhen realizojë dopjetën e tij personale në minutën e 50-të, këtë herë i shërbyer në zonë nga Lozano. Nëntë minuta më pas ishte Zielinski që kompletoi “pokerin” e golave për Napolin duke mbyllur llogaritë me Sampdoria.

Tifozët më të drejtë besojnë se ky ekip është i denjë të konkurrojë për titull por nuk e sheh në këtë mënyrë trajneri Spalletti: “Po shijojmë mbështetjen dhe ngrohtësinë e qytetit ndaj nesh por duhet të vazhdojmë të punojmë me qetësi, pasi në vitet e fundit për të kapur Champions League duhet të paktën 85-87 pikë, pra na mungojnë edhe 72 pikë të tjera. Kemi ende shumë rrugë për të bërë, duhet të fitosh në fusha të vështira si kjo”, theksoi Spalletti në konferencë për shtyp duke lënë të kuptohet se objektivi kryesor është të rikthehen në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb