Ndonëse merkato e janarit u mbyll ekipet kanë sërish mundësi për të afruar lojtarë të rinj në ekip. Bëhet fjalë për futbollistët pa kontratë.

Në gjurmët e këtyre futbollistëve është edhe Benevento që pas “Sky Sport” pothuajse ka siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të Manchester City dhe Arsenal, Samir Nasri.

Klubi që rrezikon më shumë se askush të zbresë në “Seria B” pasi bëri të vetin Sagna, edhe ky një ish-futbollist i Manchester City dhe Arsenal, ka në plane për të afruar, ose më saktë pritet të zyrtarizojë së shpejti Samir Nasri-n dhe Alex Song.

Lëvizje këto që mund të lëkundin pozicionet e Ledian Memushajt i cili mund të përfundojë në stol duke parë konkurrencën me Nasri-n, pasi eksperianca dhe aftësitë e francezit njihen ndërkombëtarisht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb