19 trofe në fushë, dy ekipe emblemë të futbollit evropian, UEFA Champions League vjen sot në mbrëmje në një version spektakolar, me Liverpool dhe Real Madrid që përplasen ndërmjet tyre për herë të tretë në një finale kaq të madhe, me një objektiv të vetëm, të bëjnë për vetë “kupën me veshë të mëdhenj”. Të kuqtë e Jurgen Klopp kërkojnë trofeun e 7-të në histori, kërkojnë të “hakmerren” për atë finale të humbur në 2018 ndërsa Real Madrid kërkon të vërtetoi edhe një herë se janë ekspertë në finale të tilla, jo më kot e kanë fituar plot 13 herë, si askush tjetër në Evropë.

Rrr
Rrr

Kjo është një sfidë totale, nga tifozët në shkallët e stadiumit tek dueli në pankinë, Klopp vs Carlo Ancelotti. Tekniku gjerman brenda pak kohësh arriti të kthej të kuqtë në periudhën e tyre të artë, kjo është finalja e tretë në 5 vitet e fundit. Ancelotti pasi vendosi një rekord unik, si trajneri i parë dhe i vetëm që fiton në 5 Liga të rëndësishme Evropiane, tani kërkon një tjetër rekord, kërkon të fitojë për herë të katërt në histori trofeun e Champions League, nëse e bën diçka të tillë do të përjetësohet në historinë e futbollit botëror.

Karim Benzema Ballon Dor
Karim Benzema Ballon Dor

Jo vetëm sfidë në pankinë, Liverpool-Real Madrid është një sfidë totale në çdo repart. Sado Mane-Karim Benzema është gjithashtu një duel më vete, finalja e Champions League mund të vendos jo pak edhe për fatet e “Topit të Artë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb