Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Navalny dhe aktivistëve të tjerë të arrestuar, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp në fund të ditës së dytë të takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Edhe pse marrëdhëniet tona me Rusinë mbeten shumë të vështira, takimi ynë sot demonstron një marrëveshje të fortë midis aleatëve dhe me partnerët tanë. Pavarësisht viteve të presionit dhe përpjekjeve për t’u përfshirë në një dialog domethënës, Rusia ka rritur modelin e saj të sjelljes shtypëse brenda vendit dhe sjelljen agresive jashtë tij”, theksoi Stoltenberg.

“Në Rusi ne jemi ende dëshmitarë të shtypjes së dhunshme të disidencës politike. Dhe ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Alexei Navalny dhe demonstruesve të tjerë paqësorë të cilët janë arrestuar”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: