Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg i ka dënuar dy shpërthimet në aeroportin e Kabulit duke i cilësuar hapur si sulm terrorist.

Stoltenberg qartëson se prioriteti i momentit është të evakuohen sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai gjithashu ka një ngushëllim për familjarët e viktimave dhe të plagosurit.

 

REAGIMI NGA JENS STOLTENBERG

Unë dënoj me forcë sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në vend të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb