Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai theksoi se përballë kësaj situate NATO ka treguar unitet, ndërsa shtoi se  Shqipëria do të japë kontributin e saj ndaj aleancës.

“Sot makineria ushtarake rusi nisi sulmet në territorin sovran të Ukrainës. Raportohen humbje jetësh njerëzore. Dënojmë me forcë këtë sulm si një akt që cënon çdo marrëveshje ndërkombëtare. Shqipëria do të japë kontributin e saj ndaj aleancës. Kur themi Shqipëria nënkuptojmë politikën shqiptare, shoqërinë shqiptare. Ndaj dëshiroj të risjell në vëmendje se çdo shqiptar që është i interesuar për paqen në rajon, Shqipëri, Kosovë duhet të unifikohen në qëndrim të përbashkët. Unë nuk shoh rezoluta parlamentare, sot po flasin qeveritë në emër të vendeve të tyre. Agresioni rus ka provokuar unitet, solidaritet brenda vendeve të NATO-s. Do t’ju lutesha që këtë çështje të mos e përdorim në politikë. Do të thoja që dhe çështje të tjera që shtrembërohen në një situatë ku duhet të tregojmë se dimë të reagojmë edhe përballë situatave të mëdha”, tha Peleshi.

I ndalur tek afera e inceneratorëve, Peleshi tha se hetimin e Komisionit Hetimor e sheh si një standard të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb