New York Knicks fitoi 105-95 ndaj San Antonio Spurs në finalen e parë play off në NBA. Edhe pse ndeshja u luajt në Texas në shtëpinë e Spurs, ishte skuadra mike ajo që dominoi dhe doli nga parketi me një triumf të rëndësishëm.

Edhe pse vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke u shkëputur deri në 14 pikë, nuk arritën dot të fitojnë takimin. New York arriti të rikuperojë në gjysmën e dytë të takimit falë 30 pikëve të Jalen Brunson. Mirë u paraqitën edhe mirë u paraqitën edhe Towns me 18 pikë e 12 rebound si dhe Anunoby me 17 pikë.

Për San Antonio u dallua i zakonshmi Victor Wenbanyama me 26 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan. Edhe ndeshja e dytë finale do të luhet pas dy ditësh në fushën e skuadrës teksane dhe më seria e takimeve do të spostohet në Lindje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: