Ka përfunduar sot sezoni i rregullt i NBA, duke përcaktuar edhe renditjen përfundimtare të ekipeve pas 82 ndeshjeve. Vëmendja më e madhe ishte në Konferencën e Perëndimit, ku në vendin e parë e mbylli Oklahoma.

Skuadra e Thander fitoi thellë 135-86 ndaj Dallas, ndeshje ku për vendasit shënuan të 15 lojtarët e aktivizuar. Në vendin e dytë qëndron Denveri. Kampionët në fuqi fituan 126-111 ndaj Memfis, sfidë ku tetë lojtarë të Nagets realizuan mbi 10 pikë.

Fitojnë edhe Lejkërs, 124-108 ndaj Nju Orlins, sfidë ku LeBron James realizoi një “triple double” (28 pikë 11 rebound, 17 asist). Interesant fakti se këto dy skuadra do të përballen në play in pas 48 orësh për të sivuruar një vend në play off.

Rekordin më të mirë në NBA përgjatë sezonit të rregullt e ka Bostoni në Lindje, me 64 fitore dhe 18 humbje, që sot fitoi 132-122 ndaj Uashington, sfidë ku Pritçard realizoi 38 pikë dhe 12 asist.

Ja si do të ndeshen skuadrat në play-in dhe play-off:

Kalendari
Kalendari

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb