Vijojnë ndeshjet gjysmëfinale të play off në NBA. Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York udhëheq 2-0 serinë e takimeve ndaj Indianas, pas fitores 130-121 arritur në ndeshjen e dytë.

Skuadra nju-jorkeze i fitoi të dyja takimet e para në fushën e saj dhe tashmë shpreson të arrijë në finale në këtë kah të NBA. Sfidë e ekuilibruar shumicën e kohës, me vendasit që bënë diferencën në periodën e fundit. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 14 pikë, me Brunson që shënoi 29 pikë, ndërsa Anunoby e DiVinzenzo realizuan nga 28 pikë secili.

Për Indiana, Tyrese Haliburton shënoi 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Indiana-s. Në gjysmëfinalen tjetër, Boston udhëheq 1-0 ndaj Cleveland dhe do të zhvillojë të premten ndeshjen e dytë. Celtics shihen si favorit për të shkuar në finalen e Lindjes së bashku me New York.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb