Klay Thompson është zyrtarisht lojtari më i ri i Miami Heat. Katër herë kampioni i NBA-së i jep fund eksperiencës me Dallas Mavericks dhe nis një kapitull të ri në karrierën e tij.
Presidenti i Heat, Pat Riley, e ka cilësuar Thompson si “një nga lojtarët më ikonë që ka veshur fanellën e klubit”, duke theksuar se eksperienca dhe aftësitë e tij në të dyja fazat e lojës do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën.
Thompson, pesë herë All-Star, ka shkruar historinë e NBA-së me Golden State Warriors, me të cilët fitoi katër tituj kampion dhe luajti në gjashtë finale mes viteve 2014 dhe 2022.
Pavarësisht dëmtimeve të rënda që ka kaluar gjatë karrierës, përfshirë këputjen e ligamentit të kryqëzuar në vitin 2019 dhe të tendinit të Akilit në vitin 2020, Thompson rikthehet tashmë në një sfidë të re.
Miami Heat shpreson që eksperienca dhe cilësitë e tij ta ndihmojnë skuadrën të synojë majat e NBA-së.
