TIRANE – Pak kohë më parë rrjeti u pushtua nga lajmi i fejesës së këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra. Madje, vetë çifti rrëfeu se në planet e afërta kishin edhe martesën. Por çfarë po ndodh me ta? Pas bashkëpunimit të tyre të fundit “Sa Kujtime” ata nuk janë shfaqur më bashkë.

Çifti nuk postoi asnjë foto nga pushimet dhe prej ditësh mediat rozë shkruajnë se ata janë ndarë. Madje ata kanë fshirë dhe fotot bashkë nga rrjetet sociale.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me lajmin e ndarjes. Ditën e djeshme këngëtari ka publikuar një foto vetëm i veshur me të zeza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: