Robert Jashari, ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares shqiptare në vitet 1950-1960 është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare. Personalitet në fushën e sportit, Jashari ka nisur karrierën te moshat e Tiranës dhe Partizanit, për të vijuar me Spartakun e asaj kohe në Kategorinë e Dytë.

I afruar më pas nga Partizanit, Jashari luajti vetëm për Demat derisa mbylli karrierën. I spikatur për lojën në sulm, Jashari ishte zëvendësuesi i të madhit Loro Boriçi në fushë, teksa ky i fundit ishte në fundin e karrierës.

Për këtë lajm të trishtë ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Duka ka shkruar se kjo e shtunë nisi me një lajm të hidhur për ndarjen nga jeta të një personaliteti me shumë vlera që do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Duka
Duka

POSTIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, ARMAND DUKA –

“Kjo e shtunë nisi me një lajm që na hidhëroi shumë. Është ndarë nga jeta Robert Jashari, ish-futbollisti i njohur i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe i Partizanit në vitet 1950-60.

Një personalitet me shumë vlera që do të na mungojë të gjithëve, do t’i mungojë futbollit shqiptar.

Dua t’i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Robert Jasharit. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm. U prehtë në paqe!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb