E kanë pagëzuar si gruan më të guximshme në Rusi. “Ndaleni luftën”, ishte një nga thirrjet e forta të redaktores Marina Ovsyannikova, e cila teksa jepeshin lajmet në TV ‘Kanali 1’ në Rusi, doli me pankartë kundër regjimit të Putin. Por nuk kaloi shumë, dhe Ovsyannikova u arrestua.

Ajo u shfaq pas spikeres, me një mesazh që lexohej qartë: “Jo luftës, ndaleni luftën, mos e besoni propagandën. Ata po ju gënjejnë”. Pamjet në fjalë u shfaqën vetëm në pak sekonda, pasi transmetimi u ndërpre.

Ky ka qenë një veprim i guximshëm në Rusi ku njerëzit mund të dënohen më 15 vjet burgim për përhapje të atyre që Kremlini i konsideron informata të rreme për luftën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb