Një autobus me 38 persona i nisur nga Kreta nuk është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Raportohet se të gjithë pasagjerët dhe drejtuesit e mjetit i janë nënshtruar një kontrolli të detajuar, prej ku kanë rezultuar të pastër.

Pasagjerët ishin nga qytete të ndryshme, si Tirana, Durrësi, Lushnja e Fieri, dhe pretendonin se nuk e dinin urdhrin e ndalimit. Mësohet se në mjet kishte edhe fëmijë e të moshuar, çka ka bërë që punonjësit e doganës të lejojnë mjetin të vijojë rrugën.

Por, autobusi është shoqëruar nga punonjësit e Policisë Rrugore, pasi të gjithë personat që ndodheshin në mjet do të karantinohen për 14 ditë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb