Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar së bashku me një shtetas bullgar dhe një grek në Greqi, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Messina afër Kalamatës.

Mediat greke shkruajnë se policia rrugore ka ndalur për kontroll rutinë automjetin e 28-vjeçarit. Mirëpo, 28-vjeçari i frikësuar ka vazhduar të ecë me shpejtësi dhe ka kryer manovra të rrezikshme më qëllim që të shpëtonte prej policëve. Mirëpo arratia nuk zgjati shumë, shqiptari zbriti nga makina me qëllim që të arratisej n, por në ato momente i kanë rënë nga xhepat sasi të lëndëve narkotike, 3 celularë dhe 230 euro.

Nga hetimi i autoriteteve greke, rezulton se ndaj autorët, gjatë muajit maj kishin formuar një grup kriminal që vepronte në trafikun e lëndëve narkotike (kanabis) në zonën e Kalamatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb