Ajo humbi sepse ndaloi për të lindur në Gozzano (Novara), por pasi solli në jetë qengjin e saj, delja udhëtoi 100 kilometra me të voglin dhe arriti te bariu dhe kopeja e saj në Val Formazza (Verbano-Cusio-Ossola). Është kjo historia e deles, Fortunata, pagëzuar me këtë emër nga pronari i saj 70-vjeçari Ernestino Morandi.

“Ajo humbi se ndaloi për të lindur në Gozzano, në zonën e Novarës dhe pas një muaji e gjeta këtu në mal, bëri njëqind kilometra”, tha fermeri, raporton la Repubblica. “Ka vite që shkon lart e poshtë, dihet ku kalon, kafshët e dinë ku duhet të shkojnë. Ajo ishte me fat se nuk u godit nga ndonjë makinë, mund edhe të ndodhte”, shtoi Morandi. Prandaj ai zgjodhi këtë emër të ri për kafshën Fatlume.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një kuzhinier dhe një fermer i njohur, Mauro Morando, ka rrëfyer historinë e deleve në Facebook, duke shkruar: “Çfarë historie fantastike është jeta. Kjo është një histori e vërtetë, por duket si një përrallë. Protagoniste është një dele”. Për vite me radhë Ernestino ka udhëhequr kopenë e tij të deleve në Formazza. “Delja pasi lindi qengjin e saj në Gazzano, arriti në destinacionin Formazza. Pasi solli në jetë qengjin e saj, ajo iu bashkua kopesë. Teksa e pashë zemra ime u bë mal dhe mendimi im i vetëm ishte sa shumë kemi për të mësuar nga natyra”, shkruan fermeri në rrjetet sociale ku nuk kane munguar komentet e bukura.

(Tgccom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb