TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të Liri Berishovës, një nga themelueset e Partisë Komuniste, por e persekutuar nga diktatura. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha e cilëson Belishovën një luftëtare që iu kundërvu regjimit të Enver Hoxhës. Ai shtoi se Liria ishte ndër të vetmet ish udhëheqëse të PPSH që do kërkonte ndjesë publike për vitet që kishte qenë në udhëheqjen e PPSH.

Liri Belishova lindi në Belishovë më 14 tetor 1926, ndërsa vitet e fundit ajo vuante nga probleme të shumta shëndetësore. Ajo ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së ka qenë një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj.

REAGIMI I BERISHËS
Liri Belishova u nda nga jeta!
Te dashur miq, Liri Belishova, nje luftetare lirie u nda nga jeta. Pasardhese e nje familje ne ze ne Jugun e vendit, Liria ne rinine e saj mori malet dhe luftoi me arme ne dore pushtuesit e vendit e inkuadruar ne levizjen komuniste te themeluar nga serbet ne Tirane. Fill pas lufte, Lirise, tashme ne udheheqjen e Partise Enver Hoxha i vrau bashkeshortin Nako Spirun pasi ai kundershtonte bashkimin e Shqiperise me ish Jugosllavine.
Anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQPPSH, ajo pas vdekjes se Stalinit ju kundërvu haptas linjes staliniste te Enver Hoxhes dhe PPSH prej çka u perjashtua nga Partia dhe u internua familjarisht ne kampet me te egra te diktatures ne te cilat qendroi e pamposhtur nga dhuna, terrori, fatkqesite e medha familjare.
Pas përmbysjes së regjimit komunist, Liria do të ishte nder të vetmet ish-udhëheqëse të PPSH që do kërkonte ndjese publike për vitet që kishte qenë në udhëheqjen e PPSH dhe do te jepte një kontribut të çmuar në denoncimin e barbarive, genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botëtore.
Me kete rast ju ftoj te dashur miq te shprehim nderimin tone per Liri Belishoven, kete luftëtare të pamposhtur, atdhetare te flakte, veterane te lirise dhe ngushellimet me te sinqerta familjes saj! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: