“Do të takohemi sërish dhe do të jemi sërish të bashkuar, sërish bashkë.

Unë kam qenë gjithmonë i yti që në momentin e parë që të pashë dhe do të jem gjithmonë. Danny yt, Johny yt”.

Me këto fjalë nis mesazhi prekës i John Travolta dedikuar Olivia Newton-John, i cili komentoi në rrjetet sociale, pas vdekjes së aktores në moshën 73-vjeçare, partneres së tij të paharrueshme në filmin “Grease”.

“Olivia ime e dashur – ka shkruar Travolta – ju keni bërë kaq shumë për ta bërë jetën tonë më të mirë. Ndikimi juaj ka qenë i pabesueshëm për të gjithë ne. Te dua shume”.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb