Shefi i spiunazhit MI6 në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se si aleatët zbuluan planin e Putinit për të sulmuar Ukrainën.

“Komunitetet e inteligjencës së SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe zbuluan planet e Putinit për Ukrainën. Ne ekspozuam përpjekjet e tij për të pushtuar Ukrainën. Ne zbuluam planet e tij për të vrarë liderët dhe zyrtarët e lartë ukrainas”, tha Richard Moore në një postim në Twitter.

“Ky sulm ishte një agresion i planifikuar prej kohësh, i paprovokuar, mizor. Asnjë dezinformatë ruse nuk do ta fshehë këtë fakt nga komuniteti ndërkombëtar”, shkroi shefi i Shërbimit Sekret të Inteligjencës.

Inteligjenca e SHBA dhe e Mbretërisë së Bashkuar duket se kanë pasur një nivel të pazakontë saktësie të njohurive mbi planet dhe strategjinë e Putinit. Publikimi i paprecedentë i disa prej atyre ka pasur sukses taktik në prishjen pjesërisht të planeve të Putinit – duke përfshirë edhe provokimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb