Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu foli sot në studion e “A Show” në News 24 edhe për një operacion të beftë të ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit, një tjetër qytet problematik, ku pak javë më parë u vra avokati Ravik Gurra.

Ai pranoi se para pak ditësh Elbasani është rrethuar befasisht nga forcat RENEA dhe se kjo ishte një lëvizje e planifikuar, sipas nevojave të drejtorisë vendore.

“Absolutisht që kjo është një nga shërbimet rutinë që Policia e Shtetit mbështet drejtoritë vendore me Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kryer shërbimet e saj. Ne kemi një plan veprimi për të mbështetur të gjitha drejtoritë vendore kur ato kanë nevojë, sipas grafikut dhe planit që kemi përcaktuar. Nuk është rasti i fundit, por as rasti i parë, do shikoni çdo ditë”, sqaroi Veliu.

I pyetur të tregonte qytetin me kriminalitet më të lartë në vend, Veliu tha se shpërndarja e kriminalitetit bëhet sipas popullsisë. Kështu, kemi 35% në Tiranë, 11% në Vlorë dhe 7% në Shkodër.

Sa për Raportin e DASH, Veliu nuk e mohoi që Shqipëria është një nga rrugët e trafikimit të drogërave të forta, por pohoi se “Ka 300 fishim të sasisë së drogës së kapur dhe kjo si pasojë e punës së vazhdueshme të policisë”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: