SHBA

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kërcënuar homologun e tij rus, Vladimir Putin .

Ai akuzon Putin për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2020. Mediat amerikane shkruajnë se Biden paralajmëroi Putin, se do ta paguante për të gjitha tentativat që ka bërë mbi ndërhyrjet në zgjedhje.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Biden ëshët pyetur nga gazetari,George Stephanopoulos nëse mendon se Putin është vrasës.

“Po, mendoj se është vrasës. Ai do të paguajë një çmim. Pasojat do ta shihni së shpejti. Ai është një vrasës pa shpirt” ka thënë presidenti i SHBA-së Biden.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: