TIRANE- Vijon ironia me deputetin e LSI-së, Viktor Tushaj edhe një ditë pas publikimit të një video, nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, teksa i fuste një zarf në xhep një militanti të dhunaur të kësaj force politike.

Tushaj shpejtoi të sqaronte se zarfi ishte dhënë në bazë të nderit të kafesë që e ka çdo shqiptar për traditë, ndërsa sot ish-kryebashkiakut i Beratit Fadil Nasufi, kandidat i PS i mëson se ku hidhen lekët.

Nasufi ka shkuar në shtëpinë e një simpatizanti të PS dhe me anë të një fotoje tregon se lekët i ka hedhur në tabak tek shtëpia e një qytetari, ndryshe nga Tushaj që ia fuste në xhep militantit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb