Sane shihej si goditja më e madhe e Bayern Munich në këtë merkato vere, një sulmues krahu i projektuar si ideali për të zëvendësuar të larguarit Robben-Ribery. Në asnjë moment drejtuesit e klubit bavarez nuk e fshehën simpatinë dhe dëshirën për të rikthyer Sane në Bundesligë por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve pasi as Man.City por as vetë lojtari nuk janë të bindur për këtë ofertë të ardhur nga Bayern.

Bayern
Bayern

Mediat gjermane janë në sinkron kur bëhet fjalë për këtë çështje, lojtari po heziton për të pranuar ofertën e rekordmenëve të futbollit gjerman. Në këto kushte, Bayern nuk ka ndërmend të pres shumë gjatë talentin e Man.City por kanë kthyer dhe një herë vështrimin nga Timo Werner, një dëshirë e vjetër që pas hezitimit të Sane është kthyer sërish në prioritet absolut.

Timo Werner
Timo Werner

Jo vetëm Werner pasi më paratë e kursyera nga mos blerja e Sane, Bayern mund të afroj në Mynih, Julian Draxler. Futbollisti gjerman nuk arriti në asnjë moment të përshtatej si duhet te PSG dhe po shqyrton mundësinë për tu rikthyer në Bundesligë, Bayern do të ishte opsioni perfekt për të nisur dhe një herë gjithçka nga e para.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb