Portugalia nuk shkëlqen, por as nuk stonon përballë Uells, del me 3 pikë pas suksesit minimal 1-0. Me Jorge Jesus në stol dhe me C.Ronaldo-n titullar, luzitanët e nisën sfidën “zjarr”, ku CR7 tentoi të zhbllokonte sfidën me një diagonale që në minutën e 10-të. Në të 21-tën ishte Joao Felix, që me një goditje nga distanca tundi rrjetën duke sjell festë në stadium.
Në fraksionin e parë, Ronaldo ishte protagonist absolut, me legjendën portugeze që tentoi në çdo formë të gjente golin, por pa sukses. Historia nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, me Ronaldo-n që u shërbye në çdo mënyrë, por dukshëm në formë jo të mirë, CR7 vijoi duke shpërdoruar përpara portës.
Më në fund, pas disa tentative, Ronaldo u shkëput shpejt në minutën e 59-të duke gjetur rrugën e rrjetës, por festa u zbeh pasi gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë lojë. Uellsi u zgjua vetëm në fund, duke bezdisur portën e Diogo Costa-s, por pa mundur të heqin nga duart këtë fitore në sfidën e parë në Grupin 4 të Ligës A.
Tifozët largohen të pakënaqur pas këtij takimi, por Joao Felix u shpreh se ishte e pritshme që të vuanin: “Uellsi është një përfaqësuese e mirë, e prisnim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Për më tepër që ndeshjet e para me trajnerin e ri janë gjithmonë të vështira. Kishim pak kohë në dispozicion për të punuar. Gjithsesi, mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të mos harrojmë vetëm në pjesën e parë goditën 13 herë kuadratin”, u shpreh Joao Felix në konferencë për shtyp.
