Avokati i 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj, që ndërroi jetë në spital pas dhunës barbare nga tre shokët e tij, Ermal Ahmataj, foli për gazetaren e News24, Dorjana Bezat, lidhur me ngjarjen e rëndë.

Avokati sqaroi se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka nisur në një lokal, fillimisht vetëm me fjalë dhe më pas me konfrontim fizik. Sipas avokatit Ahmataj, autorët e këtij krimi të rëndë rrezikojnë 5 deri në 15 vite burg.

“Konflikti ka nisur në një lokal. Viktima në një moment është konfliktuar me fjalë me tavolinën tjetër në lokal dhe biseda ka agravuar në tone të larta, e deri në konflikt fizik. Për shkak se aty ka ardhur pronari i lokalit, personat kanë dalë jashtë. Aty ka ndodhur dhe goditja fatale ndaj viktimës. Për autorët parashikohet masë 5-15 vite burgim. Prokuroria ka kërkuar dënim me burg për dy prej autorëve, ndërsa për tjetrin detyrim paraqitje, pasi është i sëmurë epileptik. Por, sipas gjykatës nuk duhet të ishte arrestuar asnjë. Gjyqtari që ka trajtuar çështjen është i kualifikuar, por nuk e di pse e ka marrë këtë vendim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb