Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar, pasi ka ndërruar jetë aktorja e njohur, Artistja e Merituar Marika Kallamata.

Margariti shkruan se Kallamata do të mbetet përherë për publikun “gjyshja e përrallave”.

  • foto galeri

Postimi i Elva Margaritit:

?Ndonëse ka luajtur dhjetëra role në teatër e kinema, ajo do të mbetet për ne, përherë, gjyshja e përrallave.

Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte…!

?U prehsh na paqe e dashura jonë, që na e përkunde fëmijërinë me mijëra fantazi!

Homazhet do të mbahen nesër, në ambientet e “arTurbinës”, nga ora 11:00-13:00.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb