Ish-deputeti i PD Luciano Boci me anë të një deklarate për mediat tha se VKM me anë të së cilës bëhen shpronësime është antikushtetues.

“Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor se bie ndesh me nene të statusit të Universitetit të Tiranës, ku përcaktohet se prona universitare nuk mund të transferohet. Kjo tokë rrezikon të kthehet në gjigand ekonomik të pasitrimeve të parave. Ky vendim ka shkelur vendimin e Këshillit Studentor të Fakultetit, ka rrëzuar totalisht autonomisë universitare”, tha Boçi.

Luciano Boci theksoi se dyshja Rama – Veliaj po grabisin tokën publike te Kopshti Botanik, kurse shtoi se e tillë grabitje ka interesa korruptive.

“Ky vendim është grabitje që kërkon të plotësojë interesa klienteliste me natyrë korruptive. Prandaj, Senati Akademik nesër duhet t’ia mbyllë portat kësaj vjedhje të portës e nuk duhet të bjerë pre e shantazheve të zyrtarëve të bashkisë dhe qeverisë. Unë mendoj se Senati do e hedh poshtë me neveri këtë VKM antiligjore. Çdo vendim tjetër do çonte anëtarët e Senatit përpara përgjegjësisë ligjore. Edhe administratori duhet të përgjigjet ligjërisht. Përgjegjësi do kenë edhe përfaqësuesit e ministrisë. Çdo rreshtim tjetër ata do të shkonin pranë dyshes Rama e Veliaj, për tëe grabitja. Nesër ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në krah të Senatit të universitetit, përkrah studentëve apo përkrah hajdutëve të pronës”, deklaroi Boci.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb