TIRANE-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur sërish për ndërtimin në parkun e Butrintit, i cili ka shkaktuar mjaft debate e akuza nga opozita, që thotë se po dëmtohet zona arkeologjike.

Mirela Kumbaro tha se në Parkun e Butrintit janë identifikuar disa probleme për të cilat është ndërhyrë.

Ajo tha se objekti ku po ndërtohet ishte thjesht një depo dhe është menduar të shfrytëzohej duke ofruar shërbime ushqimesh të lehta për turistët.

“Në 4 vite ndërhymë me 15 projekte shërbimi. Objekti ku po ndërtohet ishte thjesht një depo dhe nevoja për një pikë pushimi ka qenë e hershme. Menduam që ky objekt mund të shfrytëzohet dhe të përdoret për aktivitete”- tha Kumbaro.

Ministrja tha se punimet janë pezulluar deri në sqarimin e opinionit publik dhe sipas saj kontrata nuk mund të publikohet pasi ka të dhëna konfidenciale. Ndër të tjera ministrja tha se nuk ka pasur ndryshim të projektit pas debateve.
butrint
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb