Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Andis Salla dhe deputeti Luan Duzha ka vizituar qendrën e re shëndetësore që u ndërtua në fshatit Kamunah në Cerrik.

Ky është investimi më i fundit në këtë komunë, për të cilën Balla falënderoi popullin e Kuvajtit për mbështetjen. “Ajo që kemi bërë këto pak vite është se kemi ndërthurur punën e qeverisë me asistencën dhe mbështetjen e vendeve mike të Shqipërisë. Gjej rastin të shpreh falënderimet më të sinqerta Emirit të Kuvajtit dhe popullit të Kuvajtit për mbështetjen. Shpresoj që me mbështetjen e Emirit të Kuvajtit të vijojmë edhe projekte të tjera në Elbasan”, tha Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Numri dy i PS shtoi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vazhdojë më tej, fillimisht në Lumas, e duke vazhduar tek ajo në Librazhd. “Ky është një ndërtim që i reziston dukurive të ndryshme natyrore, si zjarrit, lagështirës apo tërmetit. Shpresoj që punë të tjera t’i vazhdojmë sa më shpesh së bashku”, tha Balla.

Ndërtimi i Qendrës së re Shëndetësore në Kamunah ishte një investim emergjent për banorët  e këtij fshati dhe tashmë qendra shëndetësore plotëson të gjitha standardet e kërkuara.

Vetëm në pak kohë në Bashkinë e Cerrikut është investuar në 5 Qendra Shëndetësore dhe do të vijojmë me të njëjtin ritëm, derisa të gjithë qytetarët kudo banojnë të marrin shërbim shëndetësor më të njëjtat standarde.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb