Pasi thanë fjalën e tyre disa lojtarë dhe trajneri Inzaghi, radhën për të komentuar finalen e Champions League Inter-Manchester City e pati portieri i zikaltërve, Andre Onana.

“E dimë se do të jetë e vështirë kundër një kundërshtari të madh, por ne jemi këtu dhe duam të pasurojmë historinë tashmë të madhe të Interit sepse e meritojmë. Ne do të japim gjithçka në fushë, edhe jetën tonë nëse është e nevojshme. Thjesht duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse na pret një lojë e madhe ndaj një rivali shumë të fortë

“Finalja nuk luhet, fitohet. Kështu që ne do të shkojmë në Stamboll për të fituar, nuk e di se si, por do ta bëjmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: